Në lidhje me rritjen e tatimit në pronë, ministri Hekuran Murati ka propozuar që ministria e Financave t’ua falë qytetarëve 100 eurot e para nga fatura e tyre.
Drejtuar deputetëve opozitarë, Avdullah Hoti e Ferat Shala, Murati theksoi se dilasteri që ai udhëheq mund t’ua fal 100 euro qytetarëve 100 euro nga faturat që iu vijnë.
Pra, nëse fatura iu vjen 100 e më pak euro, ata nuk paguajnë fare, e për çdo çmim tjetër minusohen 100 euro.
“Unë propozoj që le t’ua falim 100 eurot e para për secilin tatimpagues në pronë, a pajtoheni? Po vendosim kështu, në mënyrë që atij që i vie fatura për shembull 30 euro, ai nuk paguan fare, njëjtë është deri më 100 euro. Nëse i vie fatura 200, ai paguan vetëm 100. Ky është propozimi i Ministrisë së Financave, mirëpresim dhe diskutojmë çdo propozim tjetër”, tha ai.
E deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i tha atij se duhet t’i falen faturat e tatimit qytetarëve për 6 muaj.
Kurse deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky nuk është fare propozim, dhe tha se partia e tij propozon që të shtyhet ky shqyrtim i ligjit deri në janar të vitit tjetër.
“Çfarë propozimi është ky? Hajt po ua jap qytetarëve nga 100 euro. Propozim është të mbledhësh në zyre dhe të diskutosh për këto problematika, e jo kështu. Propozimi jonë është që shqyrtimi i këtij ligji për rritjen e tatimit mos të hyjë në fuqi deri në janar të 2024-ës.”, replikoi Hoti. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...