Google ADS

Murati: Privilegjet e natyrës bllokuese për pakicën serbe janë themel i jofunksionalitetit të Kosovës

20:58 | 9 Prill 2018
M. A.

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se duke lënë anash lavdërimet dhe krenarinë për kushtetutën, shoqëria në Kosovë duhet të jetë e vetëdijshme se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese.

“Sot po bëhen 10 vjet prej kur u miratua Kushtetuta e Kosovës, e cila është kopje e parimeve të Pakos së Ahtisaarit. Anash lavdërimeve dhe krenarisë për kushtetutën, ne si shoqëri duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese”, ka thënë Murati.

Sipas tij, mbi të gjitha privilegjet kushtetuese dhe juridike për pakicën serbe, të cilat kanë natyrë bllokuese dhe shantazhuese janë themeli i jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës.

“Procesi politik dhe juridik, i cili duhet të pranojmë që nuk është fare i lehtë, që do të çonte drejt ndryshimit të kësaj kushtetute është themeli i vendosjes së plotë të sovranitetit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme