Duke vijuar diskutimet nga takimi paraprak me Ambasadorin Schnetzer mbi interesin për bashkëpunim me kompanitë austriake, Ministri i Fiancave, Hekuran Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në këtë drejtim.
Lidhur me këtë, Murati priti sot në takim Presidentin e Federatës së Industrisë Austriake, z. Georg Knill, Drejtorin për Tregje dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë federatë, z. Igor Sekardi, dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.
Gjatë takimit, Murati prezantoi disa nga politikat e Qeverisë që kanë ndikuar në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, përfshirë subvencionimin e pagave përmes platformës Superpuna, bursat për gratë në fushat STEM dhe trajnimet për të rinjtë në teknologji dhe inovacion.
Përveç fuqisë punëtore të kualifikuar, Ministri theksoi sektorët e minierave dhe të përpunimit të metaleve si dhe normat e favorshme tatimore, si avantazhe të Kosovës që e bëjnë atë vend atraktiv për investime.
Në anën e tij, Presidenti Knill shprehi gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar potencialin ekonomik dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj./Arbresh.info/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...