Ministri Murati priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë këtij takimi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hargreaves diskutuan lidhur me mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, duke shqyrtuar mundësitë për investime në infrastrukturë dhe sport, me theks të veçantë në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Një temë tjetër e rëndësishme e diskutuar në këtë takim ishte rritja e investimeve në Kosovë. Lidhur me këtë, Ministri Murati theksoi programin “Dritarja e Investimeve të Diasporës” të lansuar nga Qeveria në korrik të këtij viti, që ka për qëllim mbështetjen e bashkatdhetarëve që duan të kthehen dhe investojnë në Kosovë.
Rritja e të hyrave, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mundësitë për rritjen e eksportit ishin disa nga temat tjera të diskutuara në këtë takim.
Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën vullnetin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...