Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajti sot një diskutim të përbashkët me 40 profesionistë të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga kjo ministri bëjnë të ditur se profesionistët janë pjesë e programit “ We Lead ” që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Ekselencë në Financa (Center for Excellence in Finance – CEF) i cili ndër të tjera ka për qëllim të avancojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përmes rrjetëzimit profesional ndërmjet gjeneratave të reja të profesionistëve si dhe përfaqësuesve të institucioneve.
Tutje thuhet se në takim, Murati prezantoi disa nga arritjet e Ministrisë që ai drejton, si në fushën e menaxhimit të financave publike, procesit të dixhitalizimit si dhe realizimit të reformave dhe politikave në mbështetje të të gjithë qytetarëve.
Përgjatë këtij diskutimi të hapur, pjesëmarrësit diskutuan disa nga praktikat më të mira të vendeve të rajonit për të tejkaluar sfidat dhe avancuar procesin e integrimit në BE./Arbresh.info/
Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shq...
Qeveria thotë se po angazhohet që ta ruaj pozitën në Procesi...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet për zbulim...
Hamza diskuton me qytetarët në Gjakovë për të ardhmen e Koso...
Ushtria izraelite vret komandantët e Hezbollahut në Libanin ...
Akuza të rënda, Diddy thyen heshtjen nga burgu