Në konferencën për media, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se gjatë ditëve në vijim do të dalim me një pako për rimëkëmbje ekonomike.
Murati tha se presin një rritje ekonomike prej 7.9%, duke shtuar se ditëve në vazhdim do të dalin edhe me pakon për rimëkëmbje ekonomike, por që nuk dihet shifra, shkruan arbresh.info
“Ne kemi ri përshtatur shifrat duke bazuar të hyrat dhe kemi tejkalim të hyrave të planifikimit fillestar. Ne presim një rritje ekonomike prej 7.9% në terma nominal dhe do të jetë rritja më e madhe që ka parë vendi viteve të fundit”.
“Në raport ndihmat për bizneset janë paraparë dhe në përfundim do të dalim me pakon e rimëkëmbjes ekonomike”-përfundoi Murati. /arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...