Gjatë qëndrimit në Londër për Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministri Murati u takua me Martin Vickers, i Dërguar i Posaçëm për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, njëherit edhe kryetar i Grupit Gjithëpërfshirës Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në një komunikatë për media.
Përgjatë takimit, Ministri Murati e informoi Vickers për performancën e mirë ekonomike të Kosovës gjatë vitit të kaluar, duke vënë theksin në rritjen ekonomike. Kjo, siç u shpreh Ministri, vie kryesisht si rezultat i rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, pranisë së theksuar të diasporës në vend, si dhe luftës së vazhdueshme kundër informalitetit.
Gjithashtu, Ministri e njoftoi Vickers edhe lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj, siç janë fuqia e re punëtore, normat e ulëta tatimore, si dhe sektori bankar i avancuar. Më tej, u diskutua edhe procesi i themelimit të Gjykatës Komerciale, e cila synon në mënyrë specifike përmirësimin e klimës së investimeve duke ulur barrën administrative për kontestet komerciale. Me këtë rast, përmes Vickers, Ministri Murati ftoi kompanitë britaneze të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe vendosje të kapaciteteve të tyre prodhuese në Kosovë.
Ministri Murati falënderoi Vickers për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa Vickers, nga ana e tij, rikonfirmoi avancimin e partneritetit ekonomik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, duke theksuar nevojën për të promovuar Kosovën si adresën e duhur për investimet britanike.
Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të dy palëve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...