Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se po feston sot edhe varrimin që serbët në Veri ia bën rezolutës 1244.
Sipas Muratit, tani janë krijuar kushtet që të ulemi për bisedime për zgjidhjen e problemeve të të dy popujve.
“Sot po më duket që “ngjarja” e dytë më e rëndësishme pas krijimit të ushtrisë, është “varrimi” që serbët e veriut ia bën Rezolutës 1244?. Kjo ngjarje groteske, dëshmon megjithatë për një realitet këndellës tek shoqëria serbe. Kosova është e pavarur, ka ushtrinë e vet, është këtu dhe nuk do të avullohet. Kështu po krijohen kushtet që tash me u ul e bisedu për zgjidhjen e problemeve reale që na mundojnë te dy popujt dhe vendet tona” shkruan Murati në Facebook.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...