Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kërkuar të dijë, nëse e ka “aminin” e Qeverisë nisja e ndërtimit “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”, nga ana e autoriteteve serbe.
Murati ka kritikuar kryeministri Kurti për mos reagim, duke ia kujtuar se në të kaluarën ka qenë më i zëshmi për situatën në veri.
“Popullizmit të pafre opozitar, ia ka zënë vendin heshtja e pakuptueshme qeveritare. Me këtë veprim, Serbia qartazi po i fuqizon pozitat e veta deri në lumin Ibër, duke betonizuar kështu edhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Murati./arbresh.info/
Reagimi i plotë i Valon Muratit:
Ka vite e vite, ka qeveri e qeveri, ka legjislatura e legjislatura kuvendi që nuk kanë arritur ta procedojnë ligjin e ri për arsimin e lartë, për shkak të statusit të një universiteti të mundshëm në Mitrovicën e veriut.
Përveç të tjerash kjo vonesë ka vite që ka goditur mundësitë e një reformimi në sistemin tonë arsimor, duke mbetur peng i një ligji të ri. Sidoqoftë sot si ‘pa të keq’, përfaqësuesit e Serbisë, dhe të Listës Serbe i vunë themelet universitetit të financuar nga Serbia, që ata e quajnë, “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”.
A po realizohet ky projekt me apo pa bekimin e qeverisë tonë? Cili është qëndrimi i aleatëve tanë? Asnjë reagim nga kryeministri, i cili në të kaluarën ka qenë më i zëshmi për situatën në veri dhe asnjë reagim nga asnjë dikaster qeveritar. Popullizmit të pafre opozitar, ia ka zënë vendin heshtja e pakuptueshme qeveritare. Me këtë veprim, Serbia qartazi po i fuqizon pozitat e veta deri në lumin Ibër, duke betonizuar kështu edhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës.
Kjo situatë, si shumë të tjera në të kaluarën dhe si shumë të tjera që do të vijnë në të ardhmen, dëshmojnë se problemet reale të vendit nuk zgjidhen as me servilizëm por as me popullizëm e as me status quo, e cila është në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve sa më shumë që kalon koha. Problemi i veriut është një problem i thellë politik që kërkon zgjidhje politike të guximshme dhe politikan vizionar e burrështetas që ia zgjidhin këtij vendit problemet e nuk ia lënë peng gjeneratave të ardhshme.
Nuk ka dyshim se një prej zgjidhjeve është që Kosova të kërkojë reciprocitet në të drejta dhe status të njëjtë për Kosovën Lindore në bisedimet me Serbinë si ato që i ka dhe kërkohen për veriun e Kosovës.
Vonesa në këtë qasje, status-quoja e stërzgjatur, do të forcojë jo vetëm pozitën e Serbisë deri tek lumi Ibër, por do të jetë fatale edhe për fatin e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin