Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale.
Murati ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se ku informohen dhe bën thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve. Madje, Murati ka kërkuar ndihmë nga mediat në luftën kundër këtyre dezinformatave.
“Kemi leshu komunikatë po besoj që edhe ju si media do duhej përcillni informatat çdo herë sepse është shume rëndësishme të mos ketë keqinformim ose dizinformata të tilla. Qysh në muajin e kaluar kemi lëshuar komunikatë për këtë çështje, nuk di sa është përcjell te mediat. Në vazhdimësi kemi njoftuar edhe pensionistet përmes kanaleve zyrtare që mos të bien pre e këtyre mashtrimeve. Besoj që edhe si media do duhej të na ndihmonit qa t’i parandalojmë situata të tilla. Tashmë kemi njoftimin që edhe Policia ka filluar hetimin në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Murati për EO.
Kujtojmë që pensionistë të shumtë prej komunave të Kosovës prej fillimit të muajit prill 2024, ja kanë mësyrë zyreve të organizatave të pensionistëve, për të aplikuar me shpresën se do të marrin shtesa nga Qeveria e Kosovës. Ata po paguajnë nga tre euro për këtë aplikim.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...