Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka quajtur manipulime akuzat për punësimin e militantëve dhe familjarëve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në Kuvend, ai tha se opozita kritikon për çështjet dhe problemet që vet i ka shkaktu.
Sipas Muratit Lëvizja Vetëvendosje e ka shpëtuar KEK-un, dhe se më herët nuk kishte pasur kurrë konkurs aty dhe në ndërmarrjet tjera publike.
“Sa për KEK-un, që po përmendet, nëse doni me e pa tamam rezultatin e punës tuaj, qeverisjeve tuaja të kaluara, shikojeni Telekomin”, i tha Murati opozitës.“KEK-u ka shpëtu pikërisht sepse Lëvizja Vetëvendosje s’iu ka lënë me bë me KEK-un çka keni bë me Telekomin”, tha ai.
Konkursin e fundit në KEK, Murati tha se po mundohen disi ta lidhin me Lëvizjen Vetëvendosje.
“S’ka të bëjë fare”, tha ai, ndërsa iu drejtua qytetarëve.
“Po i pyes qytetarët tash, se ju e di që s’përgjigjeni drejt. A keni dëgju ndonjëherë në 20 vitet e kaluar që është shpallur konkurs në KEK, Telekom, Postë apo diku tjetër. Unë s’kam dëgju kurrë”, tha ai.
Murati akuzon duke thënë se sa keni qenë ju në pushtet bordet i keni nda me marrëveshje.
“Sa keni qenë ju në pushtet bordet i keni nda me marrëveshje, mos boni hajgare tash”./arbresh.info/
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës