Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë janë mbi 410 mijë vende pune aktive dhe se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjec është dyfishuar.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në mbledhjen e djeshme të qeverisë kanë miratuar edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, Murati ka bërë të ditur se janë ndarë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë.
Postimi i plotë:
Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1.
Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese.
Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë.
Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar./Arbresh.info
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...