Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se është argumentuar shumë herë se pse s’duhet lejuar tërheqja e parave nga Trusti Pensional i Kosovës. Ai i ka quajtur matrapaz politikanët, të cilët sipas tij po e përdorin këtë mundësi.
“Argumentet ekonomike dhe racionale janë dhënë se pse ajo është një gjë e keqe tashmë. Gjë për të cilën pata paralajmëruar qysh edhe herën e parë kur pat ndodhë”, thotë Murati në T7.
Ai tha se edhe më 2020 ka qenë kundër tërheqjes së parave nga Trusti dhe për këtë ka dhënë arsyet.
“Nëse lejohet tërheqja një herë shkakton precedent të rrezikshëm që pastaj secili matrapaz politikan mundet me u çu e me kërku e me premtu madje edhe në fushatë zgjedhore, me thënë se kemi me leju 30 për qind e 50 për qind e shumave të tjera, edhe kësisoj shkatërrohet institucioni”, tha Murati.
“Shkatërrohet një fond i cili e ka për detyrë me siguru të ardhmen, pleqërinë e secilit kontribuues”, shtoi ai.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...