Ministri i Financave, Hekuran Murati ka insistuar që komunat t’i respektojnë afatet për heqjen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se komunat kanë afat deri me 16 shtator që të ndërmarrin veprime për zbatimin e Ligjit.
“Sa i përket Ligjit për Tatimin në Pronë, ndryshimi që është miratuar parasheh zbritjen deri në 100 euro, për lartësinë e faturës për secilin tatim pagues. Me miratimin e këtij Ligji, Kuvendet Komunale e kanë parasysh, apo të domosdoshme të marrin vendimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi që i bie data e fundit është 16 shtator. Tash u takon Kuvendeve Komunale që të aplikojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë në mënyrë që qytetarët të përfitojnë. Kjo përkon edhe me afatin e këstit të dytë e që është 30 shtator. Pra është tepër mirë sepse përkon data që secili qytetarët ta dijë se sa nga tatimi në pronë do t’u falet nga komuna e tyre”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverise.
Kujtojmë që komunat sot kanë paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Kjo pasi sipas tyre nuk janë konsultuar për ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, e ku parashihet heqja e 100 eurove për tatimin në pronë.
Komunat do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...