Google ADS

Murati: Norma e inflacionit ka rënë në 2.4%, Kosova qëndron më së miri nga vendet e rajonit

14:34 | 12 Gusht 2023
E.K

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në muajin korrik, norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësim duke rënë në 2.4 përqind, përcjell Arbresh.info.

Sipas Muratit, Kosova qëndron me së miri në krahasim me vendet e rajonit./Arbresh.info/

“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme