Murati njofton se është rritur numri i inspektorëve të punës

12:06 | 13 Nëntor 2023
E.G

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është rritur numri i inspektorëve të punës.

Murati thotë se krahas kësaj janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve, shkruan Arbresh.info.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet. Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.”, shkroi Murati.

“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin.”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme