Murati: Nga raporti i publikuar i ASK-së konfirmohet edhe rritja e pagave në sektorin publik

14:22 | 13 Tetor 2024
E.G

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) konfirmohet edhe rritja e pagave në sektorin publik.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati theksoi se në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, shkruan Arbresh.info.

“Një tjetër gjë që konfirmohet nga raporti i publikuar i ASK-së, është edhe rritja e pagave në sektorin publik. Sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik. “, ka shkruar Murati.

“Edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme