Njohësi i çështjeve politike në vend, Artan Murati, ka folur për situatën politike në Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Murati në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se në të ardhmen çështja e votave të diasporës dhe atyre nga Serbia duhet të specifikohet në mënyrë që të mos ndodhin vonesa tjera.
Ai ka thënë se këto vonesa duhet të jenë një sinjal i mirë që pas konstituimit të institucioneve të reja të fillohet menjëherë me reformën zgjedhore.
Njohësi i çështjeve politike ka thënë se formimi i institucioneve tashmë vetëm është i vonuar dhe sipas tij Presidenti nuk duhet ta konsumojë gjithë periudhën 30 ditëshe për të ftuar mbledhjen e Kuvendit.
Murati ka thënë se nuk duket të ketë ndonjë problem në formimin e koalicionit qeverisës mes VV-së dhe LDK-së dhe sipas tij çështja e presidentit duhet të lihet për më vonë.
Ai ka thënë se roli i presidentit nuk është vetëm simbolik, siç është thënë vazhdimisht por “para se gjithash ruan unitetin e popullit”.
Njohësi i çështjeve politike ka thënë se do të ishte mirë që presidenti i ardhshëm të mos vjen nga subjektet politike por të jetë person që përfaqëson popullin.
Murati ka thënë se në bazë të ligjit nëse qeveria e Kosovës ka deri në 12 ministri, një post ministror i takon serbëve ndërsa një tjetër komuniteteve.
Ai ka shtuar se nëse tejkalohet numri prej 12 ministrive, serbëve iu takon me ligj edhe një tjetër ministri.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...