Nisma Socialdemokrate dhe Lëvizja për Bashkim po shqyrtojnë mundësit e një koalicioni parazgjedhor.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati si dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme janë takuar, ku edhe kanë biseduar për mundësin e një koalicioni parazgjedhorë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, kreu i LB-së, Valon Murati.
Murati ka thënë se Lëvizja për Bashkim ende nuk ka vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor.
“Po kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit edhe për zgjedhjet. Nuk ka diçka konkrete ende”, ka thënë Murati.
Ai po ashtu ka thënë Lëvizja për Bashkim po e negocion një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi parazgjedhor edhe me PDK-në.
Murati ka pohuar po ashtu se mund të ketë një takim edhe me paritë e tjera politike në vend.
“Me PDK. Me të tjerat ta shohim”, ka thënë tutje Murati.
Kutjojmë se partia e Valon Muratit ishte në koalicion parazgjedhor me PDK-në edhe në zgjedhjet e kaluara.
Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Te...
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve