Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati thotë se kanë dalë fjalët e Vetëvendosjes se nuk bën të formohet një gjykatë e tillë një etnike pasi do të barazohen krimet e Serbisë me luftën e UÇK-së.
“Edhe deputetët që e kanë votuar atë gjykatë tashmë vet po shprehen se janë penduar”, ka thënë Murati në “Debat Plus”.
Deputeti opozitar thotë se Vetëvendosje asnjëherë nuk ka deklaruar diçka ndryshe pos që ka konsideruar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.
Murati ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike që lidhen me zgjedhjen e Presidentit. Deklaratën e Haradinajt për vota “hua”, ai e ka konsideruar si “pazar”.
“Presidenti duhet të jetë person që nuk ka pozitë politike dhe nuk do të duhej të kishte parti pasi të bëhej president. Nëse Haradinaj do të bëhej president, ai me partinë e tij nuk do të duhej të kishte më lidhje. Ne jemi përfaqësues të popullit dhe nuk bëhemi tregtarë votash”.
Murati ka komentuar edhe vijat e kuqe të Albulena Haxhiut për kandidatët e përfolur për president.
“Ai ishte mendim i zonjës Haxhiu, që është mendim i saj personal. Ne si Lëvizje kemi qëndrim për këtë proces dhe ai është shumë i qartë. Vota e qytetarit përmes zgjedhjeve duhet ta ri legjitimoj Kuvendin e Kosovës e më pas të zgjedhet presidenti”, deklaroi Hekuran Murati.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza