Në kornizën e Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po zhvillohen gjatë kësaj jave në Washington DC, Ministri i financave, Hekuran Murati ka marrë pjesë në Takimin e Konstituencës të Bankës Botërore (EDS10) së bashku me përfaqësues nga Ministritë e Financave të Austrisë, Belgjikës, Turqisë, Bjellorusisë, Çekisë, Luksemburgut, Hungarisë, Sllovakisë, si dhe Sllovenisë.
Sipas njoftimit nga MF, thuhet qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i objektivave që me theks kanë zhvillimin ekonomik, përcjell Arbresh.info
“Takimet e konstituencës janë takime që realizohen së bashku me përfaqësues të lartë nga Banka Botërore, ku ishte prezent edhe Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Grupit të Bankës Botërore, Z. Hayrettin Demircan, si dhe ministrat e financave të shteteve anëtare. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i objektivave që me theks kanë zhvillimin ekonomik dhe arritjen e prosperitetit të përbashkët për qytetarët e vendeve anëtare”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit u përmbyll edhe procesi i dakordimit të marrëveshjes së re të konstituencës, e cila do të jetë në fuqi për 10 vitet e ardhshme./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...