Në kuadër të takimeve të 33-ta vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që po zhvillohen në Yerevan të Armenisë, sot u mbajt Seanca Plenare e Bordit të Guvernatorëve të BERZH. Në këtë seancë po merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati krahas përfaqësuesve tjerë të shteteve anëtare të këtij institucioni.
Gjatë diskutimit, Ministri vuri në dukje performancën e mirë të ekonomisë së Kosovës, duke nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë për të qenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe për të mbështetur në mënyrë aktive qytetarët dhe bizneset në tejkalimin e sfidave me të cilat u ballafaquan.
Megjithatë, marrë parasysh ndikimin mbi-proporcional që rritja e normave të interesit ka në ekonomitë në zhvillim, Ministri Murati theksoi rëndësinë e nevojës për rritje të mbështetjes për sektorin privat nga ana e BERZH-it në mënyrë që të mos ketë mungesë të likuiditetit në treg.
Ministri Murati nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione si BERZH, që luajnë një rol kyç në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë në rajon. Ai ripërsëriti përkushtimin e Kosovës për të punuar ngushtë me BERZH dhe për të thelluar bashkëpunimin në projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të vendit./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...