Ish – ministri i Diasporës, Valon Murati ka theksuar se është duke u tejkaluar faza ku diaspora është parë vetëm si rruga prej nga vinë remitancat.
Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se rreth një miliard e 500 milionë euro hynë nga diaspora në Kosovë.
“Remitancat janë njëri prej mekanizmave kryesore për të ruajtur paqen sociale në vend, ndonëse në mënyrë krejt indirekte ato ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar Murati.
Sipas tij, janë diku 600 deri në 650 milionë euro që mërgimtarët i shpenzojnë kur vinë në vizitë në Kosovë – lëvizjet që ndodhin gjatë tërë vitit.
“Ka biznese të fuqishme në Kosovë që mua personalisht më kanë thënë që ata me punën që e bëjnë gjatë tre muajve të verës, mbijetojnë gjatë 9 muajve tjerë”, ka theksuar Murati.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2186123604737337/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...