Google ADS

Murati: Mbi 61 mijë familje u subvencionuan në fatura të rrymës

12:46 | 22 Qershor 2024
E.K

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbështetja për familjet e cenueshme për pagesat e faturave të energjisë elektrike do të riaktivizohet gjatë stinës së dimrit.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se familjet përfituese, edhe këtë muaj do të pranojnë subvencionimin direkt në faturë të energjisë elektrike.

“Faza e pilotimit përmbyllet me ekzekutimin e këstit të 6-të të subvencionimit, për secilën nga familjet e cenueshme. Mësimet e informatat që kemi mbledhur përgjatë pilotimit 6-mujor do të përdoren që të dizajnojmë masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të ri-aktivizohet në stinën e dimrit. Masa e pilotimit ka qenë e mbështetur financiarisht nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, në kuadër të mbështetjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e krizës energjetike”, tha Murati. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme