Murati: Marrëveshja për Demarkacionin të dërgohet sa më shpejt në Kuvend

21:26 | 19 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati konsideron se çështja e Demarkacionit do të mbetet ndër kryetemat politike dhe shoqërore në Kosovë.

Sipas tij, marrëveshja aktuale duhet të dërgohet sa më shpejtë në Kuvend, të rrëzohet dhe në këtë mënyrë të krijohet kontesti juridik me Malin e Zi.

Murati konsideron se krijimi i komisionit të ri është humbje kohe dhe që nuk prodhon asnjë efekt jurizik në raport me Malin e Zi.

Shkrimi i plotë i Muratit në Facebook:  

Demarkacioni me Malin e Zi do të mbetet një ndër kryetemat politike dhe shoqërore në Kosovë deri në gjetjen e zgjidhjes adekuate për këtë problematikë.  Kryeministri Haradinaj kishte kërkuar dje propozime e rekomandime. Po besoj se edhe ai e ka të qartë, që në situatën e tanishme vetëm një është rruga. Marrëveshja aktuale duhet të dërgohet sa më shpejtë në kuvend, të rrëzohet aty dhe kështu të krijohet kontesti juridik me Malin e Zi. Vetëm pas këtij hapi ka bazë që të kërkohet nga Mali i Zi rinegocim të marrëveshjes apo dërgim të kësaj çështjeje në arbitrazh ndërkombëtar.  Përndryshe krijimi i komisionit të ri, jo vetëm që është humbje kohe, por nuk prodhon asnjë efekt juridik në raport me Malin e Zi.  Sa më shumë që qeveria vonohet me dërgimin e marrëveshjes në kuvend, aq më shumë do t’i rrisë tensionet e brendshme politike dhe do t’i dënojë qytetarët e vendit me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme