Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka përfituar nga një Marrëveshje që siguron 90.3 milion euro kredi me kushte të buta.
Nuk ka nevojë që të paguaj fare interes për 12 vite përgjatë kohës që këto mjete do të shfrytëzohen.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi pasur disa vendime që ndihmojnë qytetarët dhe që forcojnë edhe themelet dhe duke rritur bashkëpunimin me shtet e tjera. Kishim miratimin e nismës për nisjen e negociatave për lidhje të Marrëveshjes me Turqinë. Kishim edhe miratimin dhe procedimin e Projektligjit për ratifikim të Marrëveshjes që sapo kemi nënshkruar në Washington. Kjo është një Marrëveshje që është nënshkruar me Bankën Botërore. Kosova ka përfituar nga një Marrëveshje që siguron 90.3 milion euro kredi me kushte të buta. Nuk ka nevojë që të paguaj fare interes për 12 vite përgjatë kohës që këto mjete do të shfrytëzohen. Kishim edhe një Marrëveshje ndërkombëtare. Kjo Marrëveshje është në kuadër të Marrëveshjes që kemi pasur me Bankën Botërore. Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”,ka thënë Murati në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë./eo
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...