Përfaqësuesi i kabinetit së Kuvendit të Kosovës, Artan Murati ka paraqitur argumentet e këtij institucioni në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, ku po shqyrtohet çështja e mandatit të deputetit Eftem Arifi.
Murati, tha se Kuvendi nuk ka qenë i informuar për dënimin e deputetit në fjalë, derisa ky rast është publikuar në media, raporton arbresh.info.
Murati tha se Kuvendit nuk ka dorëzuar komente me shkrim për këtë rast, megjithatë sipas tij, që nga momenti i parë kur është pranuar informacioni se deputeti Ehtem Arifi është dënuar nga gjykata, zyra e kabinetit të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur ndërmarrjen e veprimeve konkrete për këtë çështje.
Murati në seancën dëgjimore ka paraqitur në mënyrë kronologjike të gjitha veprimet e ndërmarra nga kabineti i kryetares së Kuvendit për këtë proces.
“Më 29 prill, kryetarja e Kuvendit është vënë në dijeni fillimisht përmes medieve që deputeti Ehtem Arifi është shpallur fajtor me aktgjykim nga Gjykata e Apelit, pasi është informuar se në Kuvend nuk ka ardhur asnjë informatë nga gjykata, më 30 prill kryetarja e Kuvendit i ka dërguar letër kryetarit të Gjykatës se Apelit, Hasan Shala ku i ka treguar se Kuvendi nuk është njoftuar fare nga kjo gjykatë për këtë çështje, sidomos duke pasur parasysh rendësin e këtij aktgjykimi për punën e Kuvendit.
“Kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga kryetari i Apelit që të përcillet aktgjykimi ndaj deputetit Ehtem Arifi, si dhe gjitha informatat dhe materialet relevante për këtë rast në një afat sa më të shpejt. Po të njëjtën ditë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës i ka shkruar letër kreut të Këshillit Gjyqësore të Kosovës (KGJK), Skënder Çoçaj, ku ka kërkuar aktgjykimet e të gjitha instancave gjyqësore në lidhje me rastin e deputetit Arifi”, ka thënë Murati.
Një ditë më vonë, sipas tij, KGJK në formë elektronike ka dërguar tri aktgjykimet nga tri instancat gjyqësore në rastin e deputetit në fjalë.
Megjithatë, Murati shtoi se as Kushtetuta e Kosovës, por as rregullorja e Kuvendit të Kosovës nuk kanë të caktuar saktë se si veprohet nëse një deputet humb mandatin si pasoj e dënimit të tij për vepër penale, siç është rasti i deputetit në fjalë., raporton arbresh.info
“Dua të sjell qysh tani në vëmendjen e kësaj gjykate se Kushtetuta e Kosovës dhe rregullorja e Kuvendit qëndrojnë të heshtur kur deputeti i Kuvendit të Kosovës e humb mandatin në pajtim me nenin 70 paragrafi 3 pika 6 e Kushtetutës, pra në rast se mandati humbet si rezultat i kryerjes së veprës penale, me dënim të formës së prerë për më shumë se 1 vit”, ka thënë Murati.
Po ashtu sipas tij kryetarja e Kuvendit u ka shkruar edhe deputetëve të komisionit për Legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e
Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion që ta trajtojnë çështjen e mandatit te deputetit Arifi.
Ky komision sipas tij, është lutur që të ofronte interpretim lidhur me mandatin lidhur me deputetin Ehtem Arifi.
“Me 5 maj, kryetarja ka takuar krerët e Grupeve Parlamentare, ku ndër të tjera është trajtuar edhe çështja e mandatit të deputetit Ehtem Arifi. Në atë takim është vërejtur se ka interpretime diametralisht të kundërta rreth këtij rasti.”, është shprehur Murati.
Ndryshe, që nga muaji qershor, menjëherë pas votimit të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV kishte dorëzuar kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputeti Etem Arifi, për Qeverinë Hoti, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas VV-së, provat dëshmojnë qartazi se deputeti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit. /arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...