Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.
Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro.
“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.
Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës për shkak të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit.
“U tha që nuk janë ndihmuar të papunët. Por na tregoni Trusti qysh i ndihmon të papunët, kjo nuk i ndihmon aspak. Ne si qeveri kemi program qeverisës dhe atë po e zbatojmë.
E kemi edhe pakon e ringjalljes ekonomike, kemi sjell edhe ligjin për pagën minimale që mbështet të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik, marrëveshjen për reformën e skemës sociale”, tha ai.
Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.
Po ashtu ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 %. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...