Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se në Kosovë po sheh gëzim se Lugina e Preshevës nuk do t’i bashkohet vendit.
“Kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e ‘shkëmbimit të territoreve’”, ka shkruar ai në Facebook.
“Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po ‘fali zot se nuk din çka flasin’”, është shprehur Murati.
“Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova”, ka thënë ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e “shkëmbimit të territoreve”. Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po “fali zot se nuk din çka flasin”. Për një gjë jam i sigurt, mund të ketë “marrëveshje” e marrëveshje, ekonomike e të tilla që përfshijnë asociacionin apo autonominë politiko-territoriale për serbët. Mund të ketë edhe vazhdimësi të status quos. Por të gjitha këto do ta dëmtojnë rëndë interesin qytetar e kombëtar, interesin shtetëror të Kosovës. Gjithashtu jam i bindur se asnjëra nga këto zgjidhje nuk do të jetë finale. Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova.
Më poshtë po e ripostoj një status të para dy viteve që nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti:
Po thonë me ridefinimin e kufijve Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.
Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:
– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);
– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;
– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk janë besnike ndaj saj (Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin-Potoku).
– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.
E çka fiton Kosova:
– Fiton Kosovën Lindore
– Fiton funksionalitetin e shtetit
– Fiton sovranitetin e plotë.
– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.
– Fiton paqen e stabilitetin.
– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.
– Fiton mundësinë për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...