Ministri i financave, Hekuran Murati tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqje të masave.
“Për masat e keni parë se raporti është përgatit nga përfaqësues i lartë i BE-së, dhe presim një vendimmarrja. sa i përket neve i kemi plotësuar të gjitha kushtet”, tha Murati.
Ministri Murati është deklaruar edhe për situatën në veri. “Jemi të koordinuar, në të kaluarën rreziku ka ardh edhe nga vetë brenda territorit kurse mund të ketë rrezik vetëm nga jashtë vendit në këtë rast, Serbia. është tërësisht në përputhje deklarata e kryetarit dhe kryeministrit, kurrë më qetë situata nuk ka qenë në veri, rreziku mbetet vetëm nga jashtë”, tha Murati.
Këto deklarata ministri Murati i bëri në komisionin për buxhet, punë dhe transfere ku deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, shtroi pyetje ndaj ministrit së kur do të hiqen sanksionet ndaj Kosovës dhe nëse deklaratat e fundit për veri të kryetarit të kuvendit, glauk konjufca ndikojnë në investitorët e huaj.
“Nuk po korrospodon me deklaratat e kryetarit dhe kryeministrit se situata në veri është e qetë e kemi dëgjua deklarata nga kryetari i kuvendit se si zhvillohet një luftë, këto deklarata nuk janë të mira për vendin, investitorët, a jeni të koordinuar, me koordinim a pa koordinim”, tha Lekaj.
Ndryshe komisioni për buxhet, punë dhe transfere, shqyrtoi dy marrëveshje ndërkombëtare: për ratifikimin e amandamentit të marrëveshjes për anëtarësim e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe grupin e organizatat e Bankës Botërore dhe ratifikim e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin energjia diellore fotovoltaike në KEK- porta globale.
Ratifikimi i marrëveshje u tha se do të mundësoje harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë të bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, nga e cila si anëtare përfiton financiarisht për realizimin e projekteve./rtk
Vdes 60-vjeçari në Durrës, bie nga lartësia pasi ishte duke ...
Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump