Në Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, sot është shqyrtuar Plotësim-Ndryshimi i Ligjit për Buxhet për vitin 2023.
Para anëtarëve të komisionit, ministri Hekuran Murati, ka treguar se vlera e koeficientit 105 euro, vlen vetëm për punëtorët në sektorin publik të cilët kanë më pak se dhjetë vjet përvojë pune. Ndërkaq, ata që kanë 10, 20, 30 apo 40 vjet përvojë pune, vlera e koeficientit për ta është më e madhe, duke filluar nga 107.6 e deri në 122 euro, raporton arbresh.info
“Koeficienti i pastër dihet tashmë se ne e kemi caktuar të jetë 105 euro, megjithatë, kjo vlen vetëm për ata që nuk kanë përvojë pune, ose të paktën kanë më pak se 10 vjet punë. Ne kemi paraparë që, punëtorët e sektorit publik të cilët kanë 10 vjet përvojë pune, ta kenë koeficientin 107.6 euro. Ata që kanë 20 vjet përvojë pune do ta kenë 111.6 euro, ata me 30 vjet e kanë 116.8 euro dhe po e zëmë, ata që kanë 40 e më shumë vjet përvoje pune, vlera e koeficientit të tyre do të jetë 122 euro”, tha Murati para deputetëve.
Murati theksoi se në vitin 2022 ka pasur rritje ekonomike e cila sipas tij ka ndikuar që edhe buxheti për këtë vit të jetë më i madh., teksa shtoi se mesatarja bruto e pagave në sektorin publik është rritur për 110 euro.
“Gjatë vitit 2022 kemi pasur rritje pozitive ekonomike e cila është inkorporuar edhe në buxhetimin e vitit 2023. Paga mesatare në sektorin publik në vitin 2022 ka qenë 620 euro, ndërsa në këtë vit është 730 euro. Pra, mesatarja bruto e rritur në pagat e sektorit publik është 110 euro. Për këtë mesatare, përveç rritjes ekonomike ka ndikuar edhe numri më i paktë i të punësuarve krahasuar me vitet paraprake.”, tha Murati.
Ndryshe, të mërkurën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se vlera e koeficientit të pagave për zyrtarët publik në Kosovë do të jetë 105 euro.
Kurti këtë e bëri të ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i cili tha se kjo vlerë është e vlefshme deri në vitin 2024, pasi që nga janari i atij viti, vlera do të rritet në 110 euro.
“Vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik, koeficientët të cilët tashmë janë publikuar, do të jetë 105 euro. Ndërsa nga janari i vitit 2024 ajo do të rritet për 5 euro, pra 110 euro.”, tha kryeministri Kurti.
Koeficientin më të madh në pagë e ka Presidentja, pra 18, e ai më i vogli është koeficienti 2, i cili vlen për kadetët e policët. /arbresh.info/
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...