Ministri Hekuran Murati ka folur rreth masave që Qeveria do të ndërmarrë në mbështetje të qytetarëve.
Shuma e kësaj pakoje së ringjalljes ekonomike është 420 milionë euro, ku financimi nga të hyrat buxhetore është 190 milionë euro ndërsa 230 milionë euro tjera janë financim nga huamarrja.
Disa nga masat që u shpalosën nga Murati janë siç vijojnë:
“Sa i përket masave, janë të ndara në pesë kategori. Duke filluar me mbështetjen e punësimit, meqenëse ky është prioriteti ynë dhe vazhdon të mbetet. Masa e parë ka të bëjë me rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë dhe do ti mbështesim në tre muajt e parë me nga 170 euro.
Masa e dytë do të jetë për të punësuarit e formalizuar. Pandemia na ka treguar që formalizimi i ekonomisë është tejet i rëndësishëm nëse duam që ky shtet të eci përpara por edhe kur shteti duhet të ju vijë në ndihmë bizneseve. Andaj për të gjithë të formalizuarit dhe të punësuarit e ri do të mbulojmë për 12 muaj 10% të kontributeve pensionale.
Masa tjetër ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të grave, duke marrë parasysh që janë gjysma e shoqërisë tonë, , mirëpo përfaqësimi në tregun e punës është minimal, kemi paraparë që tre muajt e parë për secilën grua që punësohet rishtazi të mbështesim më 50% të pagës deri në një maksimum prej 150 euro.
Masa tjetër ka të bëjë me punësimin e garantuar për të rinjtë. Synimi është që të fillojmë këtë vit me punësimin masiv dhe ofrimin e mundësive për të gjithë të rinjtë që futen për herë të parë në tregun e punës
Masa tjetër ka të bëjë me mbështetjen e punësimit për persona me nevoja të veçanta, në funksion të arritjes së një shteti të barabartë për të gjithë.
Masa tjetër ka të bëjë me pagesat për lehonat e papuna. Këtë vit do të fillojmë skemën e mbështetjes për lehonat e papuna. Në kuadër të kësaj skeme të gjitha lehonat që nuk punojnë do të fitojnë mbështetje në nivelin e pagës minimale për 6 muaj me rradhë.”/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...