Google ADS

Murati: Këtë javë dalin 100 eurot për punëtoret e sektorit privat

19:38 | 25 Maj 2022
KRG

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kur do të ndahen parët e premtuar nga Qeveria e Kosovës për punëtoret e sektorit privat.

Murati me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se punëtoret e sektorit privat  do t’i marrin 100 eurot gjatë kësaj jave.

Sipas ministrit, tashmë kanë mbetur vetëm disa proceduar të nevojshme për ekzekutimin e tyre, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët.

Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.

Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë.

Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta. – ka shrkuar Murati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme