Marrëveshjet e arritura në mbledhjen e djeshme të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë por edhe marrëveshjet e arritura në mbledhjet e kaluara janë të mirëseardhura. Por ky bashkëpunim duhet të konkretizohet me zbatim në praktikë.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati mendon se takimet e të dyja qeverive dhe marrëveshjet e dala nga aty janë të mira. Por se, sipas tij, është koha që Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një mekanizëm të ngjashëm me praktikat e BE’së për t’i zbatuar marrëveshjet.
“Të shkohet drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët ndërshtetëror të tipit si të Komisionit Europian apo Komisionit të Këshillit Nordik apo Komisionit të Këshillit të Beneluksit, pra të merren modelet më të mira të bashkëpunimit, krijimit të mekanizmave me t cilat pastaj punët qendrore do ta kenë implementimin e këtyre marrëveshjeve si dhe propozimin për marrëveshje të reja”, tha Murati për televizionin publik të Kosovës.
Takimi i parë në mes të ty qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, është mbajtur në vitin 2014 në Prizren.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...