Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kërkuar që Kosova ta trajtojë seriozisht largimin nga CEFTA.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht largimin nga CEFTA, pasi që sipas tij, Kosova në CEFTA është pranuar përmes UNMIK-ut, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se në këtë mënyrë Kosova ndërton pozicion parimor.
Postimi i plotë i Muratit pa ndërhyrje:
Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut .
Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës.
Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment).
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë