Murati: Kanë filluar premtimet e rreme për punësimin e rinisë, Qeveria tashmë i ka realizuar ato

22:16 | 17 Dhjetor 2024
E.H

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar partitë opozitare se po premtojnë skema punësimi për të rininë vetën për fushatë.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka përmendur mundësin e punësimit për të rinjtë përmes platformës Superpuna, përcjell Arbresh.info

“Partitë opozitare tek tani kanë filluar të premtojnë programe e skema punësimi për rininë, normalisht veç për fushatë, se përndryshe e kemi pa kur kanë qeverisë sa e kanë pasë përnime. Me Qeverinë Kurti, secili i ri në moshën 18-29 vjeç që kërkon punë tashmë mund të gjejë punën e parë që subvencionohet nga shteti për 6 muaj, në vlerë të pagës minimale, përmes platformës Superpuna. Që nga muaji tetor, edhe në Superpuna paga minimale është 350 euro për orar të plotë, ndërsa bizneset mund të shtojnë mbi këtë nivel, për pagë më të lartë”, ka shkruar Murati.

“Pra përderisa tjerët vazhdojnë të japin premtime të rreme që kurrë nuk i mbajtën, Qeveria Kurti tashmé e ka realizuar këtë premtim. A din dikush të më tregojë qoftë edhe një masë të vetme mbështetëse për rininë që kanë bërë qeveritë e kaluara për 20 vite qeverisje?”, shtoi Murati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme