Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa për grupin e parë për familjet që e kanë humbur familjarin nga virusi Covid-19, transmeton arbresh.info.
Murati ka njoftuar se përfitues të kësaj mase janë rreth 500 familje.
Më tutje ai tha se në vijim do të procesohen edhe aplikacione të tjera.
“Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese. Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera. Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...