Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me dixhitalizimin e arkave fiskale.
Në lansimin e këtij projekti, Murati tha se ky dixhitalizim mundëson edhe shpërblimin e konsumatorëve që janë të rregullt me mbledhjen e kuponëve fiskal, shkruan Arbresh.info
“Do të mjaftoj një laptop apo telefon i mençur, aplikacioni (softueri) dhe një printer termik për të shtypë kupon fiskal dhe për të gjeneru kupton fiskal të cilat raportohen në Administratën Tatimore, dhe në anën tjetër konsumatori i cili ka marr atë kupon fiskal mund ta bëjë verifikimin në kohë reale duke e skanuar QR kodin për ta bërë verifikim që shuma e njëjtë është raportu edhe në ATK”, tha Murati.
“Në këtë mënyrë ne mund të realizojmë edhe lojë shpërblyese, pra që të shpërblejmë ata konsumator që janë të rregullt në mbledhjen e kuponëve fiskal me skanimin e tyre dhe kësisoj të rritet edhe formalizmi i ekonomisë”, tha tutje Murati./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rëndësishëm dhe revolucionar
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...