Google ADS

Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu, përqëndrohuni në kryerjen e punëve që keni premtuar

14:20 | 9 Janar 2025
R J

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për bllokim të projekteve. Rama në një konferencë për media ka thënë se  Qeveria e Kosovës e ka bllokuar shumicën e projekteve, që kanë qenë të panifikuara të realizohen.

E lidhur me daklaratat e Ramës ka reaguar ministri i Financave Hekuran Murati.

Murati ka thënë se ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga qeveria  në tri vitet e fundit, por se Komuna  nuk po arrin të implementojë buxhetin që vet e harton, duke e mbyllur në vazhdimësi vitin me suficit.

“Por ç’e do këtë rritje kur Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton. Në vitin që sapo lamë pas, suficiti (buxheti i pashpenzuar) i Komunës së Prishtinës rezulton mbi 33 milionë euro.  Andaj kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve”, thuhet në reagimin e Muratit.

Reagimi i plotë i ministrit Murati:

Grafikoni më poshtë paraqet mbështetjen buxhetore që Qeveria i ka dhënë Komunës së Prishtinës nëpër vite (me ngjyrë të kaltër).

Siç edhe mund të shihet, ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga Qeveria në tri vitet e fundit. Por ç’e do këtë rritje kur Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton.

Në vitin që sapo lamë pas, suficiti (buxheti i pashpenzuar) i Komunës së Prishtinës rezulton mbi 33 milionë euro.

Po kaq, 33 milionë euro, është buxheti i Komunës së Podujevës. Pra imagjinoni se sa punë arrin të bëjë Komuna e Podujevës me këtë buxhet, kaq pra i tepron Komunës së Prishtinës e qytetarëve të Prishtinës u mohohen ato projekte për shkak të mos-realizimit.

Andaj, Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve.

Të ngjashme