Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar vendiumin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e nenit 5 të ligjit të ndryshuar për Tatimin në Pronë, i cili mundëson faljen e 100 eurove nga tatami në pronë për vitin 2023.
Murayi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se neni 5 përcakton që vendimmarrja u takon komunave, përcjell Arbresh.info.
“Me fjalë tjera, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja.”, ka shkruar Murati.
Murati e ka quajtur ironike këtë vendim të Kushtetueses.
“Madje për t’i shkuar ironisë deri në fund, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave.”, shkruan Murati.
“Masa e pezullimit është vendosur deri më 30 nëntor, mjaftueshëm sa për të qenë më vonë se afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë, që është me 30 shtator.”, tha ai.
Ndër të tjera, Murati ka thënë se “garda e vjetër” po fshihet pas Kushtetueses se gjoja siç th ai, “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.
“Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.”, përfundoi Murati./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...