Ministri i Financave, Hekuran Murati në një postim në Facebook ka bërë të ditur se Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza, projekt i cili, sipas tij, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.
Ai ka thënë se në muajin shkurt të këtij viti, pati kërkuar nga BERZH që të mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se BERZH është përgjigjur pozitivisht, dhe pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes dhe tani është gati për nënshkrim”, ka thënë Murati.
Ky projekt, sipas tij, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...