Google ADS

Murati falënderon Bankën Botërore: Një nga institucionet e para që e mbështeti Kosovën nga fillimi i pandemisë

18:11 | 12 Tetor 2021
A Z

Në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajti takim bilateral me Zëvendës-Presidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde.

Ministri Murati shprehi falënderimin ndaj Bankës Botërore, si një ndër institucionet e para që ka mbështetur Kosovën që nga fillimi i pandemisë.

Diskutimet përgjatë takimit u fokusuan rreth gjendjes makrofiskale, si dhe ringjalljes ekonomike dhe konsolidimit fiskal në Kosovë. Një theks i veçantë gjatë diskutimeve iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Grupi i Bankës Botërore konfirmoi mbështetjen e tyre për Qeverinë e Kosovës, ndërsa Ministri Murati theksoi edhe njëherë rëndësinë e zbatimit të projekteve, ku ftoi Bankën që bashkërisht të punojnë drejt realizimit të tyre sipas afateve të caktuara në marrëveshjet financiare.

Për shkak të pandemisë, takimet vjetore mbahen kryesisht virtualisht, dhe mundësojnë diskutime mes Bordit të Guvernatorëve të Grupit të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, bankat qendrore, ministrat e financave, sektorin privat, e shoqërinë civile mbi zhvillimet ekonomike, eliminimin e varfërisë, efektivitetin e ndihmës, etj. /arbresh.info/

Të ngjashme