Murati: Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%

21:16 | 20 Shtator 2024
R J

“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”. Kështu ka thënë ministri i Financave Hekuran Murati.

Sipas tij pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisën pas pandemisë.

Ai ka shtuar se ky është sinjal që politikat e qeverisë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme