Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me Ambasadorin jo-rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Sipas ministrisë, gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Murati e njoftoi ambasadorin lidhur me përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke nënvizuar moshën e re e popullsisë dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave si fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend tërheqës për investime të huaja.
“Në anën e tij, Ambasadori shprehi gatishmërinë për bashkëpunim ndër-biznesor në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Bangladeshit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...