Është raportuar nëpër mediat kosovare se numri i përgjithshëm i të punësuarve për vitin 2023 në Kosovë ka shënuar rënie.
Referuar raportimit të mediave, për 28 mijë e 85 vende është ulur numri i të punësuarve në muajin prill të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.
Ndaj kësaj, ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili këto statistika i quan të pavërteta.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se rreth 7 mijë persona më shumë, janë punësuar në tre mujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2022.
“Përndryshe, informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se, për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395,166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022 – nëse duam t’i krahasojmë indikatorët ashtu si duhet”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...