Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha se në kuadër të angazhimeve institucionale, për Diasporën e Kosovës, kanë pasur disa objektiva të cilat po synojnë t’i arrijnë.
“Duhet bërë ende shumë punë për diasporën. Arsimi shqip është një synim dhe objektiv. Kemi arritur që të organizojmë kampe verore, organizmin e Olimpiadës verore e aktivitete të tjera ”, tha Murati sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij si institucionet janë angazhuar që të përmirësojnë dhe klimën e investimeve në Kosovë, që të kemi më shumë investime nga diaspora e Kosovës që jeton në shuam vende të Evropës, SHBA-së e më gjerë.
Një problem i madh sipas Muratit është edhe Kartoni i Gjelbër që Kosova nuk është pjesë edhe për këtë mërgimtarët tanë po paguajnë. “Ka pasur diskutime që pagesa të bëhet online dhe të mos krijohen probleme. Kjo nuk është zgjidhje, pro nj lehtësim logjistik. Ky është problem politik’, tha Murati.
Kurse për pritjet në kufijtë e Kosovës, Murati tha se ka pritje në të gjithë shtetet ku ka kufij. ‘Një problem është se bashkatdhetarët po përqendrohen më shumë tek pika e Mendares. Për këtë aplikacioni që është bërë është një mundësi për të shikuar sa është e frekuentuar Merdarja”, tha ai.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...