Google ADS

Murati: Do të procedojmë me listat e pagave

11:56 | 3 Shtator 2022
K.B

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë konferencës për media ka lënë të kuptohet se do të procedohen pagat për sektorin publik, e megjithëse nuk ka treguar nëse kjo do të ndodhë të hënën.

“Edhe do të procedojmë me lista, megjithatë ligji duhet të zbatohet. Ligjet që janë në fuqi duhet të zbatohen, ne patjetër që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin”, ka deklaruar ai.

Ai ka fajësuar kuvendet komunale për mos korrigjime të listave.

“Ka qenë një papërgjegjshmëri nga ana e Kuvendeve Komunale, listat në kohë të rregullt dorëzohen me datë 10, nëse ka nevoje për korrigjime hapen dhe korrigjohen”, ka deklaruar Murati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme