Ministri i Financave, Hekuran Murati në seancën e sotme në Kuvend ku po shqyrtohet projekt buxhetin për vitin 2025 i ka reaguar deputetit të PDK-së, Mergim Lushtaku duke thënë se çka është shkatërruar për 20 vjet “mund të rregullohet për një mandat”.
Sa i përket eksportit, Murati shtoi se kur e kanë marrë mandatin ka qenë 474 milionë euro, kurse këtë vit pritet të shkoj në 950 milionë euro.
“Kemi dyfishim të eksportit në këtë mandate. Nuk di ku po e shihni këtë mosrritje. Sa i përket taksave që mblidhen në Doganë dhe taksave që mblidhen brenda vendit nga ATK-ja.
Në kohën kur kemi marrë mandatin proporcioni i taksave që janë mbledh nga ATK në brendi të vendit në raport me ato që janë mbledh nga Dogana në kufi ka qenë 44%, brenda janë mbledh më pak taksa. Aktualisht tash ku po flasim ky proporcion ka shënuar rritje dhe është 57%.”, tha ministri.
Ministri shtoi se në qeverisjen e tyre për katër vite me radhë ka rritje dyshifrore të hyrave buxhetore
“Në vitin 2021 rritja ka qenë 27% krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2022 rritja ka qenë 14% krahasim me vitin paraprak, në vitin 2023 rritja ka qenë 14%, dhe në vitin 2024 deri më tani rritja është 10% në krahasim me vitin paraprak”, tha Murati.
Murati tutje iu përgjigj edhe disa akuzave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti për mospërmbushjen e premtimeve për Fondin Sovran dhe Bankën Zhvillimore.
“Kjo ngjason me atë fabulën për lotët e krokodilit që pasi e han prenë ulet dhe qanë,. Të gjithë e dimë që Fondin Sovran në Gjykatë Kushtetuese e ka dërguar opozita, dhe nuk është rrezua po e pret ende verdiktin. Ke informata nga brenda që do të rrëzohet Fondi Sovran, është skandal në vete”, tha Murati.
Murati tutje iu drejtua opozitës se “ju po qitni zall në rrota, po pengoni”.
Ai shtoi se përkundër sfidave globale, ekonomia asnjëherë nuk ka rënë nën 4%.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës ende po vazhdon seanca e cila ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...