Google ADS

Murati: Deri ne fund të vitit 2022 rritja ekonomike do të jetë 4.1%

17:26 | 28 Tetor 2022
K.B

Në mbledhjen e qeverisë e cila është duke u mbajtur, ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se deri ne fund të vitit 2022 rritja ekonomike do të jetë 4.1%.

Ai tha se të hyrat pritet të jenë mbi 2 miliardë euro ndërsa shpenzimet mbi 3 miliardë euro.“Do të ketë zbutje e ndikimit te inflacionit që vjen nga importi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë makro fiskale.

Ekonomia e Kosovës ka vazhduar zgjerimin dhe ka treguar rezistencë me kriza. Rritje ekonomike është 3.2%. Deri në fund të vitit shpresojmë të ketë rritje ekonomike 4.1%.

Projeksionet për të hyra janë të ndërtuara nga politika tatimore.

Presim të hyrat të arrijnë mbi 2 miliardë euro ndërsa shpenzimet mbi 3 miliardë euro” tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme