Murati: Demarkacioni po mbetet gur i papërballueshëm për politikën

15:29 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se sa i përket marrëdhënieve në mes shteteve dhe zbutjes së mosmarrëveshjeve në mes tyre e në veçanti për çështjet qe kanë të bëjnë me kontestet kufitare, Komisioni Evropian në raportin e tij për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor rekomandon:“Aty ku kontestet kufitare nuk janë zgjidhur në mënyrë bilaterale, palët duhet t’i parashtrojnë ato pa kushte në një arbitrazh ndërkombëtar përfundimtar dhe të detyrueshëm, vendimet e të cilit duhet të zbatohen tërësisht dhe të respektohen nga të dyja palët para anëtarësimit dhe të merren parasysh në Traktatet e Anëtarësimit”.

Me këtë rast Murati ka thënë se demarkacioni po vazhdon të mbete si një gur i rëndë i papërballueshëm për politikën tash e më shumë se dy vite me fajin e pozitës dhe opozitës.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

“Sa i përket marrëdhënieve në mes të shteteve dhe zbutjes së mosmarrëveshjeve në mes të tyre e në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me kontestet kufitare Komisioni Evropian (në raportin e tij për zgjerim në Ballkanin Perëndimor) rekomandon: “Aty ku kontestet kufitare nuk janë zgjidhur në mënyrë bilaterale, palët duhet t’i parashtrojnë ato pa kushte në një arbitrazh ndërkombëtar përfundimtar dhe të detyrueshëm, vendimet e të cilit duhet të zbatohen tërësisht dhe të respektohen nga të dyja palët para anëtarësimit dhe të merren parasysh në Traktatet e Anëtarësimit”.

Marrëveshja e demarkimit me Malin e Zi po vazhdon të na mbetet si një gur i rëndë i papërballueshëm për politikën tonë tash e më shumë se 2 vjet me fajin e pozitës dhe opozitës. Njëra palë e ka udhëhequr këtë proces me mungesë të plotë transparence, e tjetra duke përdorur dhunë e duke refuzuar që kjo marrëveshje të dërgohej e të rrëzohej në kuvend.

Deputetët dhe politika jonë sot, guximshëm, duhet t’i jap rrugë kësaj pune, ose ta miratojë ose ta rrëzojë dhe të krijojë kushtet për hapjen e mundësive të tjera. LB-ja ka dy vjet që ka rekomanduar që demarkacioni të rrëzohet në Kuvend dhe të krijohen kështu kushtet për një kontest real juridik me Malin e Zi e cili do të dërgohej pastaj në një arbitrazh ndërkombëtar. Kjo që ka thënë Komisioni Evropian në raportin e tij për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, dëshmon se edhe për rrethanat aktuale në Kosovë kjo është zgjidhja më e mirë. Ama duhet pasur guxim për një vendim!”, ka shkruar Murati në facebook./arbresh.info/

Të ngjashme